Shpërthim në një depo nafte në Donetsk

shperthim ne nje depo nafte ne donetsk
shperthim ne nje depo nafte ne donetsk

14:28 04/05/2022

Një shpërthim që u pasua më pas nga një zjarr i përmasave të mëdha raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkure, në një fabrikë nafte në rajonin e Donetsk. BBC shkruan se sulmi ndodhi në një depo të kontrolluar nga rebelët, që sipas agjencisë së lajmeve Donetsk, u shënjestrua nga forcat ukrainase.

Mendohet se objekti është në Makiyivka dhe është përdorur për të furnizuar me karburant ushtrinë ruse. Një person u vra dhe dy u plagosën, sipas një postimi në Telegram nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut. Separatistët e mbështetur nga Rusia janë në kontroll të zonës.

BBC shkruan se deri më tani nuk ka qenë në gjendje të verifikojë shkakun e zjarrit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts