Shpërthim në një qendër refugjatësh në Gjermani, ka të vdekur dhe të plagosur

shperthim ne nje qender refugjatesh ne gjermani ka te vdekur dhe te plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në një qendër strehimi refugjatësh në Buchholz (rrethi i Harburgut). Oficerët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje. Fillimisht një dhomë u dogj, më pas u dogjën disa kontejnerë banimi.

Situata në objektin në Bremer Straße në Buchholz është ende shumë konfuze. Në vendngjarje shkuan rreth 20 autoambulanca. Gjithashtu janë përdorur helikopterë shpëtimi.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me një kontigjent të madh dhe kanë shuar flakët. Në total thuhet se janë 20 të plagosur. Tetë prej tyre duhej të dërgoheshin në spitale. Një burrë, me sa duket zjarrvënës, ka vdekur nga flakët. Thuhet se ai është një etiopian, shkruajnë mediat gjermane.

Capture
Capture

Sipas raporteve fillestare, punonjësit socialë vunë re një erë të çuditshme rreth orës 11:00 dhe lajmëruan policinë. Ata ndjenin erë benzine në një kontenier.

Kur një inspektor i lartë ka dashur të kontrollojë dhomën, banori i ka vënë flakën lëngut, gjë që shkaktoi një shpërthim.

Për pasojë ndërtesa ka marrë flakë. Disa persona mbetën të plagosur, disa në gjendje të rëndë, duke përfshirë edhe oficerin e policisë. Në ndërtesë është gjetur edhe një person i pajetë.

Të plagosurit janë trajtuar në vendngjarje dhe janë dërguar në klinikat përreth. Oficeri i policisë i djegur rëndë është gjithashtu tashmë në një klinikë. Të gjitha forcat zjarrfikëse, shërbimi i shpëtimit dhe policia janë vendosur në vendin e ngjarjes.

Mësohet se janë djegur gjithsej 30 kontejnerë banimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts