
20:04 11/05/2022
Duket se sulmet po vazhdojnë në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin jugor të rrethuar të Mariupol, pasditen e kësaj të mërkure.
Fotografitë e përcjella nga Sky News tregojnë për një shpërthim madh. Në fabrikë ndodhen pjesa e mbetur e forcave mbrojtëse të Mariupolit, të strehuar në bunkerë nëntokësorë.
Besohet po ashtu se brenda Azovstal ka ende civilë, por shifrat janë të paqarta./tvklan.al
