Shpërthimet në spitalin e Kabulit/ 19 të vrarë dhe 43 të plagosur, dy kamikazët hedhin veten në erë (Foto)

Të paktën 19 persona u vranë dhe 43 u plagosën nga dy shpërthime, njeri pas ne spitalin më të madh ushtarak të Afganistanit në kryeqytetin Kabul.

Bilal Karimi, zëvendës zëdhënës i Emirateve Islamike, u tha gazetarëve se të paktën dy shpërthime ndodhën në hyrje të spitalit me 400 shtretër në lagjen e 10-të të Kabulit. Dëshmitarët i thanë Al Jazeera se ishte një makinë bombë.

Bn

“Sulmi u iniciua nga një kamikaz me një motoçikletë, i cili hodhi veten në erë në hyrje të spitalit,” tha zyrtari në kushte anonimiteti, duke shtuar se të gjithë sulmuesit ishin vrarë.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Saeed Khosty tha se kishte viktima nga shpërthimet, por nuk konfirmoi numrin e viktimave.

Ded

Fotografitë e shpërndara nga banorët treguan një shtëllungë tymi pas shpërthimeve në ish-zonën diplomatike në zonën Wazir Akbar Khan në qendër të Kabulit.
Agjensia e Lajmeve Bakhtar citoi dëshmitarët që thanë se një numër luftëtarësh nga një degë e (ISIS), hynë në spital dhe u përleshën me forcat e sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *