Shpërthimi i vullkanit shkakton tsunami në Tonga

16:10 15/01/2022

Banorët filmojnë momentet kur valët mbulojnë brigjet e ishujve

Këto pamje kanë fiksuar momentet kur brigjet e ishujve të Tongës në jug të Oqeanit Paqësor. Valët me një lartësi prej rreth 1.2 metrash hynë thellë në zonat e banuara përgjatë brigjeve të arkipelagut prej 169 ishujsh.

Shumë banorë u gjendën të papërgatitur por nuk ngurruan të filmojnë këto momente të rralla, që për fat të mirë nuk rezultojnë deri më tani të kenë marrë jetë njerëzish.

Shkak i këtyre valëve ishte ky shpërthim vullkanik nëndetar, në një zonë rreth 65 kilometra në veri të ishullit kryesor Tongatapu.

Shpërthimi, i konsideruar si më i madhi në këto 30 vite është fiksuar edhe në këto pamje satelitore. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e rrezikut nga Tsunami edhe në ishujt Fixhi, deri në Zelandën e Re dhe Australi.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts