Shpërthimi i zjarrit në burg, shkon në tetë numri i të dënuarve të vrarë në Iran

shperthimi i zjarrit ne burg shkon ne tete numri i te denuarve te vrare ne iran
shperthimi i zjarrit ne burg shkon ne tete numri i te denuarve te vrare ne iran

Autoritetet iraniane kanë thënë se të paktën tetë të burgosur janë vrarë në burgun famëkeq të Teheranit, Evin, si pasojë e zjarrit.

Ende nuk dihet si ka nisur zjarri në mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që janë duke vazhduar protestat kundër Qeverisë në Iran, të nxitura pas vdekjes së një vajze sa ka qenë në mbajtje.

Mahsa Amini, 22-vjeçare, është ndaluar nga Policia për Moral, javë më parë, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Sipas agjencisë së lajmeve, Mizan, të gjithë të vdekurit në burg kanë qenë të akuzuar për vjedhje.

Mizan e ka përshkruar incidentin si “përleshje mes të burgosurve dhe zjarr”, pa ofruar të dhëna për të mbështetur këtë pretendim.

Aktivistët jashtë Iranit kanë thënë se mbesin skeptikë për pretendimet e Qeverisë iraniane, sidomos pasi përshkrimet për protestat kombëtare dallojnë prej situatës në teren.

Qindra persona janë aktualisht në burgun Evin.

Në këtë burg mbahen edhe të dënuarit për arsye politike, si dhe figurat e afërta me Perëndimin.

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë disa herë se në këtë burg abuzohen vazhdimisht të drejtat e njeriut./REL/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts