Shpërthimi në bllokun e apartamenteve në Suedi, policia shpall në kërkim një 50-vjeçar

Policia e Suedisë sot njoftoi se ishte në kërkim të një personi lidhur me shpërthimin dhe zjarrin në një ndërtesë të madhe apartamentesh këtë javë në të cilën u plagosën 16 persona, 4 prej të cilëve rëndë.

Personi në fjalë kërkohet nën dyshimin për shkaktimin e shkatërrimit publik, por nuk është gjetur ende, tha policia. Autoritetet nuk treguan emrin e tij, por mediat suedeze raportuan se i dyshuari ishte rreth moshës 50-vjeç që kishte jetuar me nënën e tij në ndërtesën në Goteborg, qyteti i dytë më i madh në Suedi.

Pronari i objektit ishte përpjekur të dëbonte të dyshuarin dhe nënën e tij nga banesa e tyre, raportoi gazeta “Aftonbladet”. Gazeta lokale “Goteborg-Posten” tha se dëbimi i tij ishte planifikuar për të martën, ditën kur ndodhi shpërthimi.

“Aftonbladet” njoftoi se se policia e kishte akuzuar atë për disa krime të dyshuara një javë para shpërthimit. Gazeta gjithashtu raportoi se pasi nuk iu lejua të shihte nënën e tij në një shtëpi pleqsh për shkak të kufizimeve të pandemisë, i dyshuari ngacmoi disa njerëz, përfshirë pronarin e ndërtesës.

Shpërthimi dridhi ndërtesën në qendër të Goteborgut të martën. Zjarret që pasuan u përhapën në disa apartamente dhe qindra banorë u evakuuan. Të paktën 140 apartamente u dëmtuan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *