
23:26 26/08/2023
Mes të lënduarve janë edhe 26 zjarrfikës
Një person humbi jetën dhe 33 të tjerë u plagosën pas dy shpërthimeve në një stacion karburanti të lëngshëm pranë Bukureshtit të shtunën.
Pas shpërthimit të parë, zjarri u përhap në dy çisterna dhe një shtëpi aty pranë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë zonën në një perimetër prej 300 metrash dhe bllokim të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë që gjatë shpërthimit të dytë u plagosën 26 zjarrfikës.
Autoritetet në Rumani thanë se 4 persona ishin intubuar pasi kishin marrë plagë të mëdha.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al