
16:58 22/02/2022
60 persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një minierë ari në një fshat të Burkina Faso. Ngjarja e rëndë në këtë rajon të Afrikës perëndimore. Ngjarja e rëndë ndodhi në një market të minierës së sajuar ku dinamiti i stivosur mori zjarr.
“Trupat shtriheshin ngado. Ishte një shpërthim që çrrënjosi pemët dhe të shkulte shtëpi”, u shpreh një burim juridik për “Reuters”. Dhjetëra nga të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin më të afërt. Mendohet se mes tyre gjenden edhe gra e fëmijë.
Një person është arrestuar dhe po mbahet nën hetim. Miniera është mbyllur deri në një njoftim të dytë. Burkina Faso është një nga prodhuesit më të mëdhenj të arit në Afrikë, ku shumë prej tyre drejtohet nga firma ndërkombëtare, si edhe nga informale që nuk kanë aspak rregullore apo mbikëqyrje./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al