Shpërthimi në pikën e karburantit në kryeqytet, arrestohet menaxheri

shperthimi ne piken e karburantit ne kryeqytet arrestohet
shperthimi ne piken e karburantit ne kryeqytet arrestohet

Një ditë pas shpërthimit në pikën e karburantit në kryeqytet, arrestohet menaxheri i këtij biznesi. Menaxheri akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se shpërthimi ka ndodhur në valvulën e sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin. 

Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur shtetasi me inicialet M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi me inicialet M. K. (shoferi i autobotit).

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts