Shpërthimi në Republikën Domenikane, shkon në 32 numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i 14 gushtit në San Cristóbal, në pjesën jugore të Republikës Domenikane, rreth tridhjetë kilometra larg kryeqytetit Santo Domingo, u rrit në 32 të vdekur, njoftuan autoritetet të shtunën.

Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar “32 vdekje”, nga të cilat “13 trupa janë identifikuar dhe 11 u janë dorëzuar familjeve të tyre”.

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 59 të plagosurit, 12 vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, mes të cilëve pesë në pavionin e djegieve.

Julián Garcia, zëvendësdrejtori i qendrës së operacioneve të urgjencës, tha të premten e kaluar se kërkimet po vazhdonin në vendin e katastrofës. “Derisa të hiqen të gjitha mbeturinat, kërkimi nuk do të ndalet” për të gjetur personat e zhdukur, tha ai.

Shpërthimi i fuqishëm goditi një zonë tregtare të San Cristóbal, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, të hënën rreth orës 15:10 [s.s. ora lokale; rreth orës 20:10 me orën tonë]. Ende nuk dihen shkaqet e katastrofës, e cila u pasua nga një zjarr i madh dhe autoritetet thonë vetëm se po hetojnë.

San Cristóbal, me rreth 700,000 banorë, është provinca e katërt më e populluar e Republikës Domenikane, e cila ndan ishullin e Karaibeve të Hispaniola me Haitin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts