Shpërthimi në stacionin hekurudhor, nga një raketë e rrëzuar nga mbrojtja e Kievit

23:02 02/03/2022

Zyrtari ukrainas: Nëse do kishte goditur qendrën, viktimat dhe dëmet do ishin të tmerrshme

Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë stacionit qendror hekurudhor të Kievit u shkaktua nga një raketë e komanduar që ishte rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Lajmi bëhet i ditur nga një këshilltar i Ministrisë së Brendshme, raporton BBC.

Anton Herashchenko postoi në Facebook se mbetjet goditën një tub ngrohjeje, duke shkaktuar shpërthimin. Por ai thotë se nëse raketa do të kishte goditur qendrën e Kievit, viktimat dhe dëmet do të kishin qenë të tmerrshme.

Herashchenko nuk thotë nëse ka pasur të lënduar si pasojë e shpërthimit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.