Korrespondenti i huaj i Reuters, Idrees Ali, thotë se dy zyrtarë amerikanë e kanë informuar atë se SHBA ka kryer një sulm ushtarak në Kabul.
Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, i thanë Reuters se sulmi kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K.
Kjo kuptohet se i referohet goditjes me raketa që sapo ndodhi pranë aeroportit të Kabulit, por kjo është ende e pakonfirmuar.
Raportet thonë se se nga sulmi ka rezultuar të paktën një viktimë, por edhe kjo ende nuk është konfirmuar.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al