Shpëtohen 41 punëtorët e bllokuar në Indi

shpetohen 41 punetoret e bllokuar ne indi

shpetohen 41 punetoret e bllokuar ne indi

21:00 28/11/2023

Operacioni i shpëtimit zgjati 17 ditë

Shpëtohen 41 punëtorët e ndërtimit që mbetën të bllokuar në një tunel në Indinë veriore pas një rrëshqitjeje dheu që ndodhi më 12 nëntor.

Ato u nxorën një nga një nëpërmjet një tubi me diametër 90 centimetra, i cili u fut përmes rrënojave të tunelit të shembur.

Asnjë nga punëtorët e bllokuar nuk pati probleme, por ata u dërguan me ambulanca në spitale për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Gjatë kohës që ata ishin të bllokuar në tunel autoritetet i furnizuan me oksigjen, ushqim dhe ujë përmes një tubi të ngushtë.

Tv Klan


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts