Kristiano Ronaldo është shpëtimtari i Mançester Junajtid në Ligën e Kampioneve. Golat e tij kanë siguruar 5 nga 7 pikët e skuadrës në turne dhe është e qartë se ai është gjithnjë e më shumë njeriu që po mban gjallë ekipin në këtë turne.
Këtë herë, goli i tij shërbeu vetëm për një barazim, por Ronaldo e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm atë pikë që u fitua në një stadium që njeh mirë, atë të Bergamos në Itali.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Është gjithmonë e vështirë këtu, por besuam deri në fund se mund t’ia dalim. Unë kam ndihmuar skuadrën time të sigurojë një pikë dhe jam me të vërtetë i lumtur.
Nuk dorëzohemi kurrë dhe besojmë gjithmonë deri në fund. Për ne është një rezultat i mirë. Në fillim ishte e vështirë, e dinim që Atalanta do të na vendoste nën trysni, është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre. Ishim pak me fat në fund, por kështu është futbolli”, tha Ronaldo pas sfidës.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al