“Shpëtoni jetën tuaj”, para betejës në Kherson, Moska paralajmëron rusët

shpetoni jeten tuaj para betejes ne kherson moska paralajmeron ruset
shpetoni jeten tuaj para betejes ne kherson moska paralajmeron ruset

10:16 24/10/2022

Moska po evakuon civilët e saj në territorin ukrainas të kontrolluar nga Rusia, ndërsa duket se po afrohet një betejë për Kherson. Ukraina ka ndjekur prej muajsh një kundërofensivë për të rimarrë qytetin kyç, i cili ndodhet në bregun perëndimor të lumit Dnipro dhe është një portë për në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Autoritetet e instaluara nga Rusia në Kherson po dërgojnë paralajmërime për evakuimin e civilëve rus. Së fundmi, Ministri Rus i Arsimit Sergei Kravtsov është shfaqur në një video-mesazh duke thënë: Situata sot është e vështirë. Është jetike për të shpëtuar jetën tuaj. Nuk do të zgjasë shumë. Do të ktheheni sërish.

Ditën e djshme, zyrtarët e instaluar nga Rusia raportuan se nuk kishte mjaftueshëm anije për të transportuar njerëzit përtej lumit për shkak të rritjes së madhe të numrit të njerëzve që dëshirojnë të largohen.

Agjencia e Lajmeve Interfax tha se rreth 25,000 njerëz janë evakuuar që nga e marta./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts