“Shpi më shpi do përfundojmë tapë në fund”- Rama nuk ‘harron’ qarqet që nuk fitoi PS: Ata në Tropojë nuk na e dhanë votën, por ne…



Në Durrës, kryeministri Edi Rama vizitoi disa nga familjet të cilat kanë hyrë në banesat e reja, të rindërtuara, pas tërmetit tragjik të nëntorit.

“Puna ka vijuar dhe do të vijojë pa pushim deri kur familja e fundit mes mijërave që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit, të gëzojë shtëpinë e re“, shkruan Rama në Facebook.

Gjatë vizitave, në njërën nga familjet e cila ishte nga Tropoja, por prej më shumë se 10 vitesh me banim në Durrës, Rama ka përmendur faktin që në Tropojë PS nuk fitoi në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ata në Tropojë nuk na e dhanë votën ne po ne do e bëjmë Tropojën lule edhe me më shumë inat tani që s’na e dhanë votën, do punojmë dhe më shumë që ta dish”, u shpreh kryeministri.

Ndërkohë në një tjetër familje, Rama nuk pranoi të pinte një pije pasi tha se “shpi më shpi do përfundojmë tapë në fund, na duhet mendja e kthjellët “.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *