Shpopullimi i Shqipërisë, Berisha “këshillon” Ramën: Qeveria duhet të konsiderojë pagesën për fëmijën e 3-të, deri 18-vjeç…









Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se qeveria duhet të konsiderojë pagesën për fëmijën e tretë, për të shmangur pasojat e shpopullimit.

berishalive

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarë të Njësisë 5 në kryeqytet, ku përmendi edhe disa arritje të qeverisë së tij gjatë viteve 2005-2013.

Ai shtoi se sot sistemi i votës është shndërruar në fiktiv dhe sipas tij sistemi i drejtësisë është i kapur nga qeveria.

“Jemi 53 vende nën republikën e Kosovës. Sistemi i votës u shndërrua në fiktiv dhe ne do e fillojmë nga vota. Padiskutim do të bëjmë gjithçka për respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Në vitin 2005-2013, 70% e vendimeve të gjykatave ishin kundër vendimeve të qeverisë. Sot 95 % e të gjitha proceseve gjyqësore fitohen nga qeveria. Sepse sot gjykatësit i pret sharra e vettingut dhe nuk dalin dot kundër qeverisë. Do përdoret referendumi dhe të gjitha format e tjera demokratike. Institucionet e pavarura që kanë detyrim të mbrojnë të dhënat e qytetarëve, pra të gjitha institucionet do të zbatojnë ligjin. Çfarë do të bëhet për të ndalur largimin e shqiptarëve. Pasuritë e tyre kombëtare të shndërrohen në vlera për ta. Një gjë j’ua them këtu. Nuk gjen dot një vend tjetër që të dyfishojë rrogat dhe pensionet në një hark kohor siç bëmë ne në vitet 2005-2013. Krahas kësaj rritjeje, e vërteta është se u ndërtuan rreth 11 mijë kilometra rrugë. Pra shpenzimi për qytetarët, për rrogat, pensionet dhe bursat, duhet të ishin objektivi kryesor. Subvecionet për të rinjtë, për fermerët. Pra fondet janë, fondet vidhen dhe e vërteta me ato politika që ndoqëm, gjatë qeverisjes tonë popullata e Shqipërisë u rrit nga viti në vit. Qeveria duhet të konsiderojë pagesën për fëmijën e tretë. Domethënë që nga lindja e deri në 18-vjeç, qeveria t’i financojë të gjitha shpenzimet”, u shpreh Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *