“Shpopullimi, problem serioz”/ Presidenti Meta: Të rinjtë kanë nevojë për më shumë mundësi, për një të ardhme në Shqipëri








Presidenti i Republikes, Ilir Meta sërish ka ngritur shqetësimin e shpopullimit në Shqipëri. Gjatë një takimi me Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin kreu i shtetit u shpreh se të rinjtë duhet të kenë më shumë mundësi, për një të ardhme këtu.

ilir meta

Po ashtu, Presidenti ka siguruar Robert Benjamin se gjithë aktorët politikë janë mbështetës dhe solidarë për strehimin e sigurt të përkohshëm në Shqipëri të qytetarëve afganë, të cilët kanë nevojë për ndihmë.

“Kënaqësi të takohesha sot me z. Robert Benjamin, Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore (NDI).

Vlerësova punën dhe angazhimin serioz të Institutit ndër vite në ndihmë të Kuvendit shqiptar dhe partive politike, duke synuar rritjen e llogaridhënies qeverisëse përmes aktivizmit politik dhe qytetar.

E sigurova z. Benjamin se të gjithë aktorët politikë janë mbështetës dhe solidarë për strehimin e sigurt të përkohshëm në Shqipëri të qytetarëve afganë, të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Theksova se shpopullimi i vendit përbën një problem serioz dhe se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për më shumë oportunitete, që u ofrojnë atyre një të ardhme më të mirë dhe me dinjitet në Shqipëri”, shkruan Presidenti Meta ne Facebook.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *