Shpresa dhe skepticizëm tek familjet e pengjeve

shpresa dhe skepticizem tek familjet e pengjeve
shpresa dhe skepticizem tek familjet e pengjeve

11:31 22/11/2023

Banorët në komunitetet izraelite që u sulmuan nga Hamasi deklarojnë se nuk do të rikthehen në shtëpitë e tyre

Në një shtëpi tashmë pa çati dhe të djegur në kibutz Nir Oz, Irit Lahav shikon rrënojat që dikur ishin shtëpia e saj. Ajo është kthyer nga fshati nga ku u evakuuan për të bërë një bilanc të asaj që ka mbetur.

Nir Oz ishte një nga komunitetet më të goditura nga personat e armatosur të Hamasit, më 7 tetor. Para sulmit, Nir Oz kishte një popullsi prej vetëm 427 personash, pas sulmit një e katërta e njerëzve u vranë si dhe u morën peng. 38 persona u konfirmuan të vrarë dhe rreth 75 të rrëmbyer dhe gati një e treta e pengjeve aktualisht konfirmohet se janë në Gaza. Irit Lahav tregon se si ajo dhe vajza e saj Lotus tregojnë momentet e tmerrit kur militantët bastisën shtëpinë e tyre.

“Ne filluam të dëgjojmë të shtëna dhe bombardime të pafundme. Shikonim militantët të cilët shkonin derë më derë dhe vrisnin njerëz ose i merrnin me forcë. Ne filluam t’i themi fjalë lamtumire njëra-tjetrës. Vajza ime më tha: “Mami të dua, e vlerësoj gjithçka që ke bërë për mua gjatë gjithë këtyre viteve”. Dhe unë i thashë: “Të dua. , Unë jam shumë mirënjohës për të gjitha vitet që kemi qenë bashkë. Ishim të sigurt se ishin minutat tona të fundit”.

Por teksa vijonin bombardimet së bashku me vajzën ia dolën të thyenin dritaren e dhomës ku po qëndronin dhe u arratisën. Ajo që ka mbetur pas janë biçikletat e fëmijëve që janë ende të shpërndara mes mbeturinave, xhama të thyer dhe municioneve të pashpërthyera, makina të shkatërruara e të djegura. Tani anëtarët e këtij komuniteti po qëndrojnë në Detin e Vdekur në Eilat. Ndërsa disa presin të kthehen në vendin që dikur e quanin një vend të sigurt, Lahav shprehet se gjasat për një rikthim janë të pakta.

“Pesëdhjetë përqind e shtëpive në Nir Oz janë shkatërruar tërësisht. Nuk mund të rindërtohen apo restaurohen. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të kthehemi në Nir Oz”.

Shpresat tek Irit janë rritur teksa marrëveshja për lirimin e pengjeve është nënshkruar.

“Shpresojmë se lirimi i pengjeve do të ndodhë së shpejti edhe pse po humbasim kohë, shumë kohë. Disa prej fqinjëve tanë në këtë komunitet janë vrarë nga Hamasi. Të moshuarve dhe të sëmurëve po përjetojnë situatën më të keqe të jetës së tyre. Pra, shpresojmë se diçka do të ndodhë së shpejti sepse nëse vazhdojmë të presim, mund të humbasim më shumë. Kështu që unë shpresoj se qeveria jonë tani po bën gjithçka që mundet”.

Fatin e njëjtë e ndan edhe 63-vjeçari Gilad Korngold. Ai që prej 7 tetorit ende nuk di për fatin e shtatë anëtarëve të familjes së tij që janë marrë peng nga Hamasi. Djali 38-vjeçar i Korngold, Tal Shahom, nusja Adi, dy fëmijët e tyre Nave, 8 vjeç, dhe Yahel Gani, 3 vjeç nëna e Adi, Shoshan, një e afërme e tij dhe mbesa 12-vjeçare Noam, besohet se janë marrë peng nga njerëz të armatosur të Hamasit. Korngold shprehet se pavarësisht nga zhvillimi pozitiv për arritjen e marrëveshjes ajo që e shqetëson atë është fakti që djali i tij ka të ngjarë të mbetet në Gaza.

“Kanë qenë shtatë javë të tmerrshme. Mendoj se nuk ka ndodhur kurrë në jetën time  diçka e tillë. Ende nuk edi nëse familja ime do të jetë në këtë marrëveshje për lirimin e pengjeve. Janë 40 fëmijë brenda Gazës dhe ata do të lironin vetëm 30. Ku janë të tjerët? Shpresoj që të gjithë të lirohen”.

Ky është armëpushimi i parë në gati shtatë-javë luftimesh të ashpra dhe është e përshëndetur në mbarë botën si një shenjë përparimi që mund të lehtësojë vuajtjet e civilëve të Gazës dhe të sjellë më shumë pengje në shtëpi. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts