Shpresë për jetën! Pamje që thyejnë rrjetin, ja momenti kur foshnja e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok

shprese per jeten pamje qe thyejne rrjetin ja momenti kur foshnja e porsalindur nxirret e gjalle nga rrenojat pas termetit ne marok

Një video e cila po bën xhiron në internet tregon momentin kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok.

Pamjet e rënda u publikuan në rrjetin social X (Ish Twitter) por nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, ndërsa nuk jepen të dhëna se në çfarë zone është regjistruar episodi. Foshnja ishte e mbuluar nga dheu kur u shpëtua nga një burrë aty pranë. Ajo thuhet se u dërgua në spital pasi u nxor e gjallë. Në internet ka pasur mjaft pamje shqetësuese të pasojave pas këtij tërmeti që ndodhi të premten mbrëma.

Tërmeti kishte shkallën 6.8 por u përcoll edhe me një pasgoditje prej 4.9 rreth 19 minuta më vonë. Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts