“Shpresoj të më falin”, vrau turisten zvicerane gjatë grabitjes, arrestohet 27-vjeçari tajlandez

Policia tajlandeze ka akuzuar një 27-vjeçar për vdekjen e një turisteje zvicerane, e cila u gjet e vdekur në një ujëvare në ishullin turistik të Phuket në Tajlandë. Zyrtarët kanë identifikuar viktimën si 57-vjeçarja Nicole Sauvain-Weisskopf.

Policia e gjeti gruan të shtrirë në ujë, të mbuluar me një çarçaf të zi. Sipas informacioneve të para, dyshohet se i riu e ka vrarë gruan në tentativë për ta grabitur.

“Unë doja t’i kërkoja falje familjes së turistes dhe i lutem të gjithë tajlandezëve të më falin”, tha 27-vjeçari i arrestuar.

I riu është identifikuar nga kamerat e sigurisë në afërsi të ujëvarës, që kanë parë atë duke udhëtuar drejt ujëvarës në të njëjtën kohë me turisten. Ai aktualisht ndodhet në burg dhe pritet t’i jepet masa e sigurisë, shkruan BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *