Shpronësimi i pronarëve të Sarajeve të Toptanëve/ Reagon Veliaj: U sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg, tani ta kthejmë në muze








Pak orë pasi Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri me dije se qeveria ka marrë vendim për shpronësim të pronarëve të Sarajeve të Toptanëve, ka reaguar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

veliaj1

Erion Veliaj ka përshëndetur këtë vendim duke theksuar se tashmë u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës.

“Besoj u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. Tani të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit që kujton historinë e ndërtesës dhe trashëgiminë e Tiranës sonë”, shkruan Veliaj në “Twitter”.

Dy muaj më parë u tentua djegia e qëllimshme e Sarajeve të Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë. Pas vendosjes së  zjarrit, u mor vendimi që Sarajet e Toptanëve, monument kulture, të ruhej dhe të kthehej muze.

Kryebashkaiku Veliaj siguroi në atë kohë se pavarësisht tentativave për të djegur këtë pasuri, ajo do të mbrohej dhe për t’u ruajtur si trashëgimi e vendit tonë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *