Shpullë nënës së nxënësit pasi i kërkoi të mos i dhunonte djalin, procedohet penalisht mësuesja në Fier

shpulle nenes se nxenesit pasi i kerkoi te mos i dhunonte djalin procedohet penalisht mesuesja ne fier
shpulle nenes se nxenesit pasi i kerkoi te mos i dhunonte djalin procedohet penalisht mesuesja ne fier

FIER

Një mësuese në Fier është proceduar penalisht pasi ka qëlluar me shpullë nënën e një nxënësi të klasës së tretë. Videoja është publikuar në rrjetet sociale dhe menjëherë ka ardhur reagimi i policisë.

Sipas nënës, mësuesja e dhunonte djalin, e rrihte sa herë nuk kishte mësuar apo nuk bënte detyrat, pavarësisht se ai nuk ishte agresiv.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas publikimit të pamjeve filmike, kryen veprimet hetimore për këtë rast dhe në vijim të tyre referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. C., 48 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka gjuajtur me pëllëmbë një shtetase 31 vjeçe, nënë e një nxënësi që mëson në këtë shkollë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts