Shpyllëzimi i Amazonës arrin në nivele rekord

08:36 13/08/2022

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil arriti një nivel rekord për shtatë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave paraprake të publikuara të premten, ndërsa rajoni i afrohet pikut tradicional të sezonit vjetor të zjarreve.

Të dhënat satelitore të qeverisë braziliane treguan se 5.474 kilometra katrorë pyje u prenë në rajon nga janari në korrik, 7.3% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, e barabartë me një zonë shtatë herë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut. Duke tejkaluar rekordin e vitit të kaluar, ky ishte shpyllëzimi më i madh që nga viti 2015-të, sipas agjencisë kombëtare të kërkimit hapësinor “Inpe”, e cila mbledh të dhënat.

Vetëm në korrik, shpyllëzimi arriti në 1.487 kilometra katrorë, afërsisht në përputhje me të njëjtin muaj të vitit 2021.

"Zot, mos na harro": Thatësira historike mbërthen Evropën

Ambientalistët dhe ekspertët fajësojnë Presidentin brazilian Jair Bolsonaro për kthimin e ligjit mbi mbrojtjen mjedisore, që i hap rrugë fermerëve për të pastruar ilegalisht më shumë sipërfaqe pyjore nga Amazona.

“Shifrat tronditin, por mos u habitni,” tha Marcio Astrini, kreu i grupit lokal mjedisor Observatori Klimatik, duke shtuar se shpyllëzimi në Amazonë ishte pasojë e politikave të qeverisë që reduktojnë mbrojtjen.

Zyra e Bolsonaro i dërgoi një kërkesë për koment Ministrisë së Mjedisit, e cila tha se në 12 muajt deri në korrik kishte një rënie prej 2.16% në shpyllëzimin gjatë vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, autoriteti mjedisor i Brazilit dha një leje fillestare që do të lejojë që një autostradë të ndërtohet përmes qendrës së pyllit tropikal, një lëvizje që kërcënon të rrisë më tej shpyllëzimin e saj./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.