Shqetësime në SHBA lidhur me vaksinën AstraZeneca

Zyrtarët federalë të shëndetësisë në SHBA njoftuan se rezultatet e eksperimenteve të kryera të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania e ilaçeve AstraZeneca të Universitetit të Oxsfordit në Britani mund të jenë të bazuara në “informacione të vjetëruara”.

Në një deklaratë nga Bordi Amerikan i Monitorimit të të Dhënave dhe Sigurisë, thuhet se ekziston shqetësimi se AstraZeneca mund të ketë siguruar një pamje jo të plotë të të dhënave të dobishme.

AstraZeneca dje në SHBA publikoi të dhënat për analizat e përkohshme të sigurisë dhe efikasitetit të studimeve të fazës së 3-të të vaksinës kundër COVID-19 tek 32.449 persona.

Bordi i Pavarur i Monitorimit të Sigurisë së të Dhënave (DSMB) nuk kishte zbuluar ndonjë problem sigurie në lidhje me vaksinën. Gjithashtu thuhet se vaksina kundër COVID-19 ishte 80 për qind efektive në parandalimin e simptomave te personat mbi 65 vjeç dhe parandalon 100 për qind shtrimin në spital dhe sëmundjen e rëndë.

Në deklaratë thuhet se DSMB nuk ka hasur rrezik në rritje të incidenteve të mpiksjes së gjakut në venë në ekzaminimin e tij midis 21.583 pjesëmarrësve me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Në SHBA për të lejuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe Qendrat për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve duhet të miratojnë vaksinën pas vlerësimit të gjerë të të dhënave të siguruara nga komitetet e pavarura këshilluese.

Polemika e Oxford-AstraZeneca-s

Administrata e Oxford-AstraZeneca-s, një nga vaksinat e para të zhvilluara kundër COVID-19, u pezullua përkohësisht në disa vende me dyshimin se mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe gjendje të tilla si okluzion vaskular dhe embolia pulmonare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se dobitë e vaksinës janë më shumë sesa rreziqet. “Përdorimi i saj duhet të vazhdojë për të shpëtuar jetë”, tha OBSH-ja.

Agjencia e Barnave e Bashkimit Evropian dhe Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu rekomanduan përdorimin e vaksinës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *