Shqetësuan banorët me muzikë shumë të lartë, policia procedon pronarët e dy beach bar-eve në Dhërmi

Shqetësuan banorët duke gjeneruar muzikë shumë të lartë, mbrëmjen e djeshme, në dy beach bar-e në Dhërmi, pas ankesave të banorëve, Policia sekuestron pajisjet e muzikës në të dy beach bar-et.

Procedohen penalisht 2 pronarët e këtyre subjekteve, për prishje të qetësisë publike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të garantimit të një sezoni të sigurt dhe të qetë, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, gjatë patrullimit në Dhërmi, kanë marrë telefonata nga pushuesit që ankoheshin për muzikën shumë të lartë që ishte kthyer në shqetësim të madh për ta.

Pas ankesave, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy beach bar-et me pronarë shtetasit G. P. dhe J. I., në të cilat po gjenerohej muzikë shumë e lartë. Në vijim të veprimeve procedurale, janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë në këto subjekte dhe ka nisur procedimi penal për 2 pronarët e tyre, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë me Policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushim objektivin madhor, sezon turistik plotësisht të sigurt, në interes të jetës së qytetarëve, pushuesve dhe turistëve, si dhe në interes të imazhit të vendit tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts