“Shqetësuese të lexosh se po i strehojmë se na e kërkoi SHBA”, Rama për afganët: I detyrohemi traditës dhe përgjegjësisë si vend i NATO-s, ua kemi borxh…










rama-talebane

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për strehimin e qytetarëve afganë në Shqipëri dhe kritikave që kanë qarkulluar se ky veprim është bërë vetëm se është kërkuar nga SHBA.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se është shqetësuese të lexosh që Shqipëria po i strehon afganët pasi ia ka kërkuar SHBA.

Sipas tij, Shqipëria po e ndërmerr këtë veprim si shtet anëtar i NATO-s por edhe për shkak të traditave tona.

“Është shqetësuese kur lexon se Shqipëria po strehon afganët vetëm sepse na e ka kërkuar SHBA, pasi është edhe qesharake që t’u kthesh kurrizin atyre e t’ia hedhës fajin amerikanëve. Ne jemi pranë tyre si përfaqësues të NATO-s, ndërkohë edhe ata kanë qenë afër për ne, pasi besojmë në idealet e SHBA-së dhe BE-së. Shqipëria po e ndërmerr këtë veprim si shtet anëtar i NATO-s por edhe për shkak të asaj se çfarë jemi” – shkruan Rama.

Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria e ndjen si përgjegjësi dhe borxh ndaj historisë dhe të shkuarës tonë si emigrantë.

“Ne mund të mos jemi të pasur, por ia kemi borxh miqve tanë afganë, ia kemi borxh traditës tonë, historisë tonë të shkuar si emigrantë dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë. Largimi nga këto vlera themelore do të thotë të braktisësh atë çfarë ne jemi, idealet dhe historinë që bota demokratike supozohet t’i promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra” – shkruan Rama në Twitter.

Ditën e sotme në vendin tonë pritet të mbërrijnë rreth 300 qytetarë afganë të cilët kanë lënë vendin e tyre pas talebanët pushtuan kryeqytetin e Kabulit dhe një pjesë të madhe të territorit.

Ata do të strehohen në disa baza në Tiranë dhe Durrës. Deri më tani është bërë e ditur se afganët do të strehohen në godinat e konvikteve në Qyteti Studenti të cilat u bënë gati një ditë më parë.

Operacioneve për strehimin e afganëve u janë bashkuar dhe Kosova e Maqedonia e Veriut, ndërkohë Greqia nuk po shpreh të njëjtën gatishmëri. Ministri i Jashtëm deklaroi ditën e djeshme se Greqia nuk mund të bëhet sërish portë hyrëse e emigrantëve drejt shteteve të BE-së.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *