Shqipëri-Itali, Reja shuan dilemat dhe konfirmon treshen e sulmit. Publikohet formacioni i kuqezinjve









Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja apo pasardhësit të tij, për të kuptuar gjendjen e futbollistëve para elimintoreve të Euro 2024 në raport me një kombëtare të madhe.

kombetarja

Italianët nuk janë pjesë e Botërorit, ndaj do të provojnë disa të rinj në ekip. Por ndërkohë, edhe në radhët e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha si pasojë e mungesave.

Kështu, trajneri Reja ka vendosur që të vendosë në mbrojtje Mihajn si titullar përkrah Kumbullës e Ismajlit, ndërsa krahët do të jenë me Hysajn e Lenjanin.

Ashtu siç kishte bërë të ditur “Panorama Sport”, mesfusha do të jetë e përbërë nga Bare dhe Abrashi me Bajramin i cili do të jetë më shumë në ndihmë të sulmit që formohet nga Broja dhe Uzuni.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Brae, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Trajner: Edi Reja

ITALIA: Në pritje…

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com