Shqipëria, anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit/Në 1 janar nis mandatin, zëvendësambasadori rus në OKB: Kemi raporte të mira, por djalli fshihet në detaje









Shqipëria është bërë sot zyrtarisht anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy mirëpriti sot Shqipërinë e cila bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe, Brazilin, Gabonin dhe Ganën do të kenë një mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mandat që nis këtë të shtunë. keshilliDuke folur për mediat, Polyanskiy u shpreh se Moska zyrtare ka “marrëdhënie mjaft të mira” me të gjithë të sapoardhurit në Këshillin prej 15 anëtarësh. Përfshirja e këtyre vendeve u votua në unanimitet të plotë nga anëtarët e OKB-së që në muajin qershor.

“Mezi pres anëtarët e rinj më 1 janar dhe të punoj me ta” tha zoti Polyanskiy në përgjigje të një pyetjeje nga The National .

Emiratet e Bashkuara Arabe nga ana e tyre zotohen ta bëjnë çështjen e klimës një prioritet kur të nisë puna nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndonjëherë jemi dakord të mos pajtohemi, por e kuptojmë se kemi një përgjegjësi të madhe mbi supet tona. Dhe ne duhet të vazhdojmë… për të gjetur kompromise dhe për të gjetur disa hapje dhe mundësi për të ecur përpara”, është shprehur zëvendësambasadori i Rusisë në OKB.

Këshilli i Sigurimit ka 10 vende për anëtarët e përkohshëm, por dominohet nga pesë anëtarët e tij të përhershëm si Rusia, Kina, SHBA, Britania dhe Franca – të cilët kanë edhe të drejtën e vetos.

Mandati 2022-2023 do të jetë pjesëmarrja e dytë e Emirateve të Bashkuara Arabe në këshill pas shërbimit nga viti 1986-1987. Brazili ka shërbyer në këshill 10 herë, dhe Gaboni dhe Gana nga tre herë secila. Ndërsa vendi ynë nuk ka qenë kurrë më parë pjesë e këtij këshilli, shkruan The National.

Duke parë … anëtarët e ardhshëm, nuk mund të them se kemi probleme të veçanta me ndonjë prej tyre. Ne kemi marrëdhënie dypalëshe mjaft të mira. Sigurisht që ka nuanca dhe djalli fshihet në detaje… Kjo do të varet nga zhvillimeve botërore. Por jam absolutisht i sigurt se Këshilli i Sigurimit do të ruajë frymën e tij kolektive”, ka deklaruar zëvendësambasadori i Rusisë në OKB.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.