Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën datë për hapjen e negociatave/ Reagon Varhelyi: Do do të vazhdojmë të punojmë për…






Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka reaguar pas mosdakordësisë për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

oliver

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se gjatë vitit 2021 do të vazhdojnë të punojnë me qëllim që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

Shkak per mos nisjen e negociatave është bërë veto-ja e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, nga e cila u prek edhe Shqipëria. Këtë herë të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda, e cila dha ‘Ok’ para disa ditesh.

Zacarias u shpreh se pavarësisht përpjekjeve nuk u arrit dakordësia për mbajtjen e Konferences se Parë Nderqeveritare.

”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha nder te tjera Zacarias.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *