“Shqipëria, e gatshme të presë qindra afganë”- Ministrja Xhaçka publikon deklaratën e Blinken-it: Qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë










Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në “Twitter” thotë se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, të cilëve u kërcënohet jeta.

xhacka blinken

Ndërsa shpërndan një postim të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken Xhaçka deklaron: “Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”.

OLTA

Në deklaratën e Blinken-it thuhet: “SHBA-të pajtohen me komunitetin ndërkombëtar në pohimin se afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë. Rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe të ruhet qetësia”.

Kujtojmë që një ditë më parë kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin e “Reuters” se ka zhvilluar bisedime me SHBA-të për strehimin e afganëve në Shqipëri, duke u shprehur se nuk mund ti thoshte jo Amerikës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *