Shqipëria e narkotrafikantëve/ ‘Report’ kthehet në Shqipëri, pak ditë pas reklamës së Melonit për kampet e emigrantëve

shqiperia e narkotrafikanteve report kthehet ne shqiperi pak dite pas reklames se melonit per kampet e emigranteve

Nga ALESSANDRO MANTOVANI – ilfattoquotidiano.it

Shengjin

Sonte, Report rikthehet në Shqipëri, pak ditë pas reklamës së Giorgia Melonit në qendrat e izolimit për migrantët. Do të jetë një reklamë e përgjysmuar ajo e 5 qershorit. Qendrat e zhvendosura në ish-koloninë, të cilat qeveria premtoi se do t’i hapte më 20 maj, nuk janë ende atje. “Puna do të përfundojë në nëntor,” tha roja i kantierit për Giorgio Mottola te Report.

Por është Edi Rama, kryeministri shqiptar që bëri marrëveshjen me homologen italiane dhe e quajti “të pështirë” episodin e parë të emisionit të Sigfrido Ranuçit: gjatë një interviste, Rama i indinjuar hedh poshtë akuzën se drejton një shtet të ndotur nga paratë e trafikut të drogës.

Meloni, nga ana tjetër, nuk ka pranuar të flasë për Report. Ose Telemeloni, ose asgjë. Ndërkohë, dje, dërgoi “një përqafim” për Ramën dhe solli në vëmendje që 14 shtetet e tjera të bashkimit Europian janë gati të ndjekin Italinë në marrëveshjen për emigrantët.

Por Shqipëria flet vete. Në Tiranën e gradacelave, ku Rama ishte kryebashkiak para se të bëhej kryeministër, për çdo tre kulla është nën investigim për korrupsion apo lidhje të dyshuara me trafikun e drogës. Dhe 60% e 3.7 billion euro te investimeve në pasuri të paluajtshme (real estate) në 2023, shpjegon Report me ndihmën e Ola Xama, gazetare shqiptare për ekonominë, nuk vijnë nga rrethi bankar dhe ndaj nuk është gjurmuar.

Ndërsa për qendrat italiane të strehimit për emigrantët, kostoja ka shkuar nga 39 në mbi 65 million: një shumë dispropocionale për 3000 vende.

Kontrata për pozicionimin e ndërtesave parafabrikate në Gjadër është fituar nga Ri Group Spa, një kompani me bazë në Leçe që i referohet Salvatore Tafuro, paditur në vitin 2018 dhe më pas u ndalua në vitin 2019 për trukim ofertash dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë të forcave ajrore ushtarake në lidhje me qendrën e identifikimit në Foggia.

Kontrata e menaxhimit, me një reduktim prej 4.9 %, që e çon në 134 milionë euro në 4 vite, shkoi për Medihospes. Është një gjigant në sektor, i lidhur me La Cascina, kooperativën historike të Comunione e Liberazione e cila lulëzoi për dekada deri sa drejtuesit e saj u akuzuan për korrupsion në hetimin e njohur si Capital Mafia edhe pse nuk ishte një mafia.

Medihospes është menaxheri kryesor i qendrave për emigrantët në Rome, që i menaxhon ato dhe në vende të tjera dhe kushtet çnjerëzore në të cilat të huajt jetonin në qendrën e saj në Foggia janë dokumentuar nga Fabrizio Gatti në L’ Espresso.

Italianë të tjerë, thotë Report, bëjnë biznes në Shqipëri. Një fije e kuqe lidh Pietro Urso, kreu i kompanisë italine të lobimit – Italian World Service – nga e cila babai i tij Adolfo u shkëput para se të merrte rolin e ministrit të Made in Itali, me ish-politikanin e fuqishëm shqiptar Artan Gaçi dhe vetë Ramën. Francesco Beçhetti, sipërmarrësi kontrovers roman që hapi kanalin televiziv Agon në Tiranë, foli për këtë për Report, u dënua me 17 vjet në Shqipëri dhe tani pretendon 135 milionë euro nga qeveria shqiptare në bazë të një vendimi arbitrazhi ndërkombëtar.

Në Dhomën Shqiptare të Tregtisë, Urso jr. është pronari i Asigest Broker Albania, emër i ngjashëm me spa italiane Asigest Broker, e cila operon në sektorin e sigurimeve nën përgjegjësinë e Ministrisë së Made in Italy, njëherë e Zhvillimit Ekonomik dhe e udhëhequr pikërisht nga Urso, babai.

Në Asigest shqiptar është gjithashtu një tjetër kompani nga Tirana, Generate, e zotëruar nga një farë Andi Canaj, gjithashtu një partner i italinëve të tjerë në të dy brigjet e Adriatikut. Ai takoi Pietro Urso, shpjegoi ai për Report , “me miq të përbashkët “. Ndërsa, Urso jr. thotë se nuk e njihte partnerin.
Mistere. Canaj është i lidhur me Gaçin: ai është “punonjësi i tij “, konfimoi ai për Report. Në fund të fundit, ai përdor adresën e email nga kompania Atcc, Gaçi.

Nuk është thjesht askushi, Gaçi. Socialist, pranë kryeministrit, ish-parlamentar dhe president i Komisionit të Miqësisë Italo-shqiptare dhe bashkëshort i ish-ministres së Jashtme të Ramës, Olta Xhaçka. Gaçi po ndërtonte një resort luksoz me vlerë mbi 5 milionë euro pak metra nga deti, në jug të Vlorës, por operacioni përfundoi në qendër të një hetimi korrupsioni dhe kantieri i ndërtimit u kap nga gjyqësori shqiptar.

Plazhi përballë iu dha për përdorim ekskluziv nga qeveria, pjesë e së cilës ishte nga gruaja e Gaçit, kompanisë AGTCC Hotel Manager, e një burri të lidhur me ish-politikanin. Kompania ka të njëjtën adresë si Generate, kompania e Canaj, e cila nga ana e saj është partnere e Pietro Urso.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts