Shqipëria e para gjatë korrikut për numrin e pasagjerëve, Rama nxjerr shifrat: Shqiponja fluturon lartë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka ndarë lajmin se tabela e korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje prej 116%.

Sakaq kryeministri ka falënderuar të gjithë për arritjen, teksa bën thirrje për përmirësim të rezultatit.

Postimi i Edi Ramës:

Lajm fantastik!

Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116%!

Faleminderit të gjithëve që e keni bërë të mundur këtë

Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts