‘Shqipëria e tëra në protestë?”- Berisha dhe përkrahësit e tij publikojnë foto nga arkiva për protestën e 20 Dhjetorit!









Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, pjesë e grupit që përkrah ish kryeministrin Sali Berisha ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një foto të protestës, por jo të tubimit të 20 dhjetorit.

oerd bylykbashi1 Bylykbashi ka hedhur një fotografi të vjetër të protestave të opozitës, kur kjo e fundit protestonte vite më parë para Kryeministrisë dhe ku Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushej plot. Postimet janë bërë pas përfundimit të tubimit të 20 Dhjetorit, ku për herë të parë PD ka protestuar e ndarë në dy kampe.

oerd bylykbashi

Nuk dihen arsyet pse deputeti i PD-së ka publikuar fotot e protestave të dikurshme të opozitës dhe jo pamjet e sotme të pjesëmarrësve në tubim.

Ndërkohë që kjo foto është postuar disa minuta pra protestës edhe nga vetë Sali Berisha, i cili theksonte se “Shqipëria e tera ne proteste!”

Sipas Berishës në këtë status “Dhjetra mijëra qytetare vërshojnë ne protestën historike ne mbrojtje te interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve te pamposhtur!”

Berisha arkiva

FOTO NGA LSA PER PROTESTEN E SOTME
Protesta Sali Berisha-20-dhjetori-Vucic-djegia-flamujve (7) Protesta Sali Berisha-20-dhjetori-Vucic-djegia-flamujve (10) Protesta Sali Berisha-20-dhjetori-Vucic-djegia-flamujve (14) Protesta Sali Berisha-20-dhjetori-Vucic-djegia-flamujve (2) Protesta Sali Berisha-20-dhjetori-Vucic-djegia-flamujve (4) Protesta Sali Berisha-20-dhjetori-Vucic-djegia-flamujve (5) Protesta Sali Berisha-20-dhjetori-Vucic-djegia-flamujve (6)

Protesta e Sali BErishes pamjet ne SHesh (4) Protesta e Sali BErishes pamjet ne SHesh (3) Protesta e Sali BErishes pamjet ne SHesh (1) Protesta e Sali BErishes pamjet ne SHesh (2) protesta e BErishes pamjet nga lart

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *