“Shqipëria gati të presë afganët”/ Olta Xhaçka në takimin e ministrave të NATO-s: Nëse e bëkemi ne, cili vend nuk e bën dot? E papranueshme që…










Për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka është e pranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos ofrojnë strehim për afganët, të cilët janë në rrezik nga regjimi i talebanëve.

xhacka

Gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të NATO-s, Xhaçka shprehu gatishmërinë e Shqipërisë, ndërsa njohu vendet anëtare të NATO-s edhe me masat që ka marrë vendi yne per te pritur refugjatet nga Afganistani.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne.

Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, tha kryediplomatja Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët.

Kujtojmë që prej disa ditësh në vendin tonë pritet të mbërrijë avioni i parë me rreth 300 afganë, por për shkak të situatës kaotike në aeroportin e Kabulit, fluturimi eshte shtyre.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *