“Shqipëria humbi një mik”/ Fatmir Mediu mesazh ngushëllim për vdekjen e ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes: Kontribuoi në anëtarësimin në NATO








Kryetari i Partisë Republiken, Fatmir Mediu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.

fatmir mediu

Me anë të një mesazhi ngushëllues, Mediu thotë se vdekja e Rumsfeld është një humbje e madhe edhe për shqiptarët, pasi ai ka qenë një mbështetës kryesore i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“Ndarja nga jete e Ish Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes Donald Rumsfeld është një humbje e rende jo vetëm për bashkëshorten e tij Joyce dhe familjen, për SHBA që humbën një shtetar të jashtëzakonshëm, por dhe për shqiptaret, të cilët  humbën një mik të jashtëzakonshëm.

Sekretari Rumsfeld ka qene mbështetës kryesor i anëtarësimit te Shqipërisë ne NATO, si dhe  shtytësi kryesor për vizitën e Presidentit Bush me Tirane.

Sekretari Rumsfeld e vizitoj Tiranen jo vetem si Sekretar I Mbrojtjes por dhe si mik.

Kam pas nderin te punoj dhe te jem mik i tij, ta vazhdonim këtë miqësi edhe mbasi nuk ishim me ne detyrat tona përkatëse te mbrojtjes, ta mirëprisja si sot 9 vjet me pare ne vitin 2013 kur u dekorua dhe nga Presidenti Nishani me urdhëron e larte te Skënderbeut. Takoheshim cdo vit ne Ëashington ku ai priste me kenaqesi miqte nga Shqiperia. U prehsh ne paqe mik i dhe shtetar i madh”, shprehet Mediu.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *