Shqipëria merr mandatin në Këshillin e Sigurimit në OKB, Ministrja Xhaçka: Rezultat i një lobimi të gjatë! Njohja e Kosovës, prioriteti ynë









Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka përëshëndetur fillimin e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se për Shqipërinë është një përgjegjësi dhe mundësi e madhe për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare.

Në videomesazhin e shpërndarë, Ministrja Xhaçka thotë se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit ka ardhur si pasojë e një lobimi ndër vite nga shteti ynë.

Ajo ka renditur dhe disa prioritete që do të shpalosë Shqipëria në tryezat e përbashkëta të Këshillit të Sigurimit, ku mes tyre është dhe çështja e Kosovës.

“Një 2022 ku shpresojmë që jeta ti kthehet normalitetit pas dy vitesh të vështira që na kanë testuar jo pak. Kjo ditë e parë e Vitit të Ri vjen për shqiptarët me një lajm vërtetë të mirë. Sot Shqipëria fillon mandatin e saj dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që sot, ekipi ynë i diplomatëve në New York do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit si një anëtar jo permanent. Do të ketë të drejtën të prezantojë qëndimet e Shqipërisë për adresimin e çështjeve të sigurisë në botë. Ky mandate nuk është një dhuratë që i ka rënë Shqipërisë nga qielli, një mandate në Këshillin e Sigurimit është diçka për të cilën vendet lobojnë dhe punojnë për vite dhe dekada të cilën mund ta fitojnë vetëm nëse arrin të bindësh pjesën dërrmuese të vendeve të botës që je një shtet serioz dhe që ke një diplomaci të zotë dhe serioze.

Sot duhet të ndihemi krenarë për diplomacinë shqiptare. Sot Shqipëria shihet nga bota si një aktor serioz dhe i matur me një politikë të qëndrueshme dhe të besueshme. Është një arritje që çdo shqiptar të ndihet krenar kudo në botë. Duke u nisur nga vëllezërit tanë në Kosovë, sepse padyshim që Shqipëria do e përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, procesin e njohjeve dhe anëtarësimin në institucione ndërkombëtare, sepse Kosova ka qenë dhe do jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë. Do punojmë për rajonin për arritjet e dekadave të fundit. Do punojmë për të avancuar axhendën e prioriteteve tona të përbashkëta” – tha Xhaçka.

Lexoni edhe: Për herë të parë, Shqipëria nis mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.