Shqipëria në Këshillin e Sigurimit në OKB, Yuri Kim: Krenarë që do ulemi së bashku si kolegë në një nga tryezat më të rëndësishme në botë









Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri KimAmbasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim ka mirëpritur mandatin e Shqipërisë, si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se SHBA është krenare që ulen si kolegë tashmë me Shqipërinë në një nga tryezat më të rëndësishme në botë.

“Amerika mirëpret Shqipërinë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së. Krenar që do ulemi së bashku si kolegë në një nga tryezat më të rëndësishme në botë”, shkruan Kim.

Duke filluar nga dita e sotme, Shqipëria do të ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Mandati i vendit tonë do të jetë dy-vjeçar.

Më herët, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është shprehur në një videomesazh se anëtarësimi në këtë këshill, ka ardhur si rezultat i një lobimi të gjatë të diplomacisë shqiptare ndër vite.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.