“Shqipëria, në krah të Ukrainës”- Presidenti Meta: Shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik








Në kulmin e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se vendi ynë ndodhet në krah të Ukrainës. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se vendi ynë mbështet integritetin territorial.

ukraina

Presidenti Meta shkruan se Ukraina është shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik.

“Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik.

Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre”, shkruan Meta në Facebook.

Ukrainasit ngritën sot flamurin e vendit të tyre dhe kënduan himnin kombëtar për të treguar united përballë frikës së një pushtimi rus.

Flamuri ukrainas u valëvit jashtë shkollave, spitaleve dhe dyqaneve në ‘Ditën e Unitetit’ e cila u shpall si festë nga Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky këtë javë pas grumbullimit të trupave ruse në kufirin ukrainas.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.