“Shqipëria nxin, Kosova ndrin”, Vasili nxjerr raportin e ‘Projektit Botëror të Drejtësisë’: Kemi rënë me 23 vende

shqiperia nxin kosova ndrin vasili nxjerr raportin e projektit boteror te drejtesise kemi rene me 23 vende
shqiperia nxin kosova ndrin vasili nxjerr raportin e projektit boteror te drejtesise kemi rene me 23 vende

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me raportin e “Projektit Botëror të Drejtësisë”, ku sipas tij Shqipëria ka rënë më 23 vende nga 2017.

Sipas Petrit Vasilit, kjo për shkak të reformës së kapur në drejtësi.

Teksa bën një krahasim me Kosovën, Vasili thotë se “Kosova ndrin, ndërsa Shqipëria nxin”.

REAGIMI I VASILIT
Per shkak te reformes se kapur ne drejtesi Shqiperia nxin, ndersa Kosova ndrin!
Raporti i “Projektit Botëror të Drejtësisë” (World Justice Project), konfirmon se ne Indeksin Global, per zbatimin e ligjit, Shqipëria bie me 23 vende nga 2017.
▪️A mund te flitet më per reforme ne drejtesi ne Shqiperi?
▪️A mund te justifikohen dot dhjetra e qindra milion euro te shpenzuara ne kete reforme me rezultatet katastrofike qe prodhoi?
▪️A e shpeton dot propaganda kete reforme ndersa realiteti nxin?
▪️A mund te justifikohet dot kjo reforme nuk permirsoi as edhe një tregues te vetem?
▪️A mund te genjehen dot më qytetaret, qe shohin e prekin nje drejtesi shume me te keqe se ajo qe lame pas?
▪️A eshte reforme ajo qe krijoi nje drejtesi te kapur dhe me regji?
▪️A eshte reforme ajo qe betonoi pandeshkueshmerine e kryeministrit te certifikuar si fajtor e pergjegjes per kaq e kaq afera qindra milione euro?
▪️A eshte reforme ajo qe perkeqeson zbatimin e ligjit dhe rrit ne menyre kritike korrupsionin?
——————————————————————–
???? ️Krahasimi me Kosoven ku nje reforme e tille shkaterrimtare nuk ka ndodhur u jep pergjigje shume te qarte ketyre pyetjeve.
Raporti i “Projektit Botëror të Drejtësisë” (World Justice Project) është një asgjesues per propaganden e peshtire me reformen ne drejtesi.
⚫️ Ne Indeksin e zbatimit te ligjit nga viti 2017, kur reforma ne drejtesi filloi zbatimin Shqiperia eshte rrokullisur plot 23 vende me poshte.
Nga vendi 68, qe ishte ne vitin 2017 ne vendin e 91 ku ndodhet aktualisht ne vitin 2023.
Ndersa Kosova ndodhet ne vendin 58 pra 33 vende diference me Shqiperine ku qeveris Rama.
⚫️ Per korrupsionin Shqiperia renditet e 108 ndersa Kosova e 64, pra plot 44 vende.
➡️ P E R F U N D I ME!
E pra Shqiperia nxin dhe Kosova ndrin sepse ne Shqiperi reforma ne drejtesi u kap nga Edi Rama.
Pseudoreforma gjoja u ndermor per te permirsuar zbatimin e ligjit dhe per te luftuar korrupsionin ne çdo nivel!
Por realiteti i fakteve tregon shume qarte qe pseudo reforma ne drejtesi jo vetem qe nuk e permirsoi zbatimin e ligjit, por e perkeqesoi ne menyre skandaloze dhe jo vetem nuk e uli korrupsionin, por e thelloi ne menyre flagrante.
Drejtesia e kapur dhe me regji me qellim nuk perballet me shkakun kryesor te korrupsionit dhe rrenimit te shtetit ligjor, qe eshte vete Edi Rama, por vetem ben skena propagandistike per t’ju shmangur perballjes e per te bere sikur po punon.
Rezultatet flasin vete dhe ato jane asgjesuese per propaganden dhe teatrin mediatik te Rames dhe rilindjes.
Ndaj Shqiperia nxin, ndersa Kosova ndrin!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts