‘Shqipëria po shpërbëhet’, Vasili: Të dhënat e Censit po fshihen, shifrat janë dramatike

shqiperia po shperbehet vasili te dhenat e censit po fshihen shifrat jane dramatike
shqiperia po shperbehet vasili te dhenat e censit po fshihen shifrat jane dramatike

TIRANË – Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tha se si kurrë ndonjëherë, Shqipëria po shpërbëhet. Vasili tha se të dhënat e Censit po fshihen, pasi shifrat mbi popullsinë janë dramatike.   

“Si kurrë ndonjëherë, Shqipëria mund të shpërbëhet. Ikja e rinisë sidomos, por thuajse të gjithë grup-moshave, është një fenomen dramatik. Të dhënat e Censit po fshihen, sepse shifrat janë tragjike. Lindshmëria është ulur në mënyrë katastrofike dhe emigrimi është shtuar. Për paralelizëm, shikoni çmimet e shportës në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Çmimet atje janë më të ulëta se ne, arsyeja është qeveria. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë qenë në aktivitet zyrtar së bashku, prandaj nuk ishin në demonstratë. Por ju e patë se gjithë Partia e Lirisë ishte në shesh. Ne kemi parlament anormal dhe prandaj nuk mund të shkojmë asgjëkundi. Opozitës i është ndaluar që të hetojë se ku i çon paratë qeveria”, tha Vasili.

Më tej, Petrit Vasili shtoi se Lulzim Basha tashmë duket qartë se mban anën e maxhorancës. Ai nënvizoi se opozita e vërtetë e vendit ishte në shesh duke protestuar.

“Lulzim Basha është pjesë e maxhorancës, nuk ka lidhje me opozitën. Opozitën e patë në shesh. Për reformën zgjedhore, unë them që Enkelejd Alibeaj, që është aty, nuk është përfaqësues i opozitës. Grupet më të mëdha kanë autoritet përfaqësimi për Reformën Zgjedhore. Por, maxhoranca fut duart dhe cakton se kush do ta përfaqësojë opozitën. Ne si opozitë kemi bërë kallëzime të pafunda. Edi Rama është bashkëfajtori për inceneratorët dhe afera të tjera të mëdha. Opozita është denoncuesja më e madhe e gjitha aferave. Opozita e vërtetë është ajo që doli në shesh dhe meriton të përfaqësohet në Kuvend ”, u shpreh Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts