“Shqipëria po zhvatet nga një grusht oligarkësh e horrash”- Presidenti Meta ashpërson tonet: Boll më me interesa klienteliste që…

Meta Ngjeqari-libriPresidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje sot që të dëgjohet më shumë zëri i intelektualëve të shquar në mënyrë që t’i jepet qëndrueshmëri rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Meta ka ashpërsuar tonet teksa ka thënë se duhet dhënë fund interesave klienteliste që sipas tij kanë si synim zhvatjen e Shqipërisë nga një grusht oligarkësh dhe horrash.

Këtë mesazh Presidenti Meta e ka bërë pas takimit me inxhinierin Xhevahr Ngjeqari, cili ka publikuar librin “”Mesdheu-Adriatiku. Projektim i porteve tregtare-turistike-peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”.

“Zëri i intelektualëve tanë të shquar duhet të dëgjohet më shumë për t’i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.

Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash.

Koha për të kthyer të gjithë vëmendjen nga interesi publik!”, ka thën Meta 🇦🇱

POSTIMI I PLOTË I KREUT TË SHTETIT

Inxhinier Xhevahir Ngjeqari është një intelektual i rrallë, i cili gjithë këtë pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar energjikisht studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë, duke u bërë njëherazi avokat dhe kontribues i mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre me efikasitet në funksion të interesit publik e kombëtar.

Së fundi ai vjen me librin “Mesdheu-Adriatiku. Projektim i porteve tregtare-turistike-peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”, fryt i një pune pasionante ndër vite, që në thelb përbën një perspektivë të vyer për ekonominë shqiptare, e cila duhet të merret në konsideratë.

Zëri i intelektualëve tanë të shquar duhet të dëgjohet më shumë për t’i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.

Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash.

Koha për të kthyer të gjithë vëmendjen nga interesi publik! 🇦🇱

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *