“Shqipëria renditet e fundit në rajon”/ Meta publikon klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve: Sinjal alarmi, thirrje qeverisë për reflektim









Presidenti Ilir Meta ka reaguar për klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve, ku sipas tij, Shqipëria renditet e fundit në rajon.

ilir meta

Kreu i Shtetit ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një pjesë të renditjes nga “Ranking Web of Universities”.

Sipas Metës, kjo renditje është një tronditje e rëndë e cilësisë së arsimit të lartë në vend dhe sinjal alarmi për shoqërinë.

Meta thotë se kjo është një thirrje për reflektim nga ana e qeverisë, Kuvendit dhe shoqërisë civile për të ndërmarrë reforma reale dhe të besueshme.

Postimi i Ilir Metës:

Renditja e Shqipërisë, e fundit në rajon në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking Ëeb of Universities” por edhe sistemeve të tjera të besueshme të vlerësimit akademik, është tregues i tronditjes së rëndë të cilësisë së Arsimit të Lartë dhe sinjal alarmi për shoqërinë në tërësi.

Është një thirrje për reflektim të menjëhershëm nga Qeveria, Kuvendi dhe shoqëria civile në tërësi për ndërmarrjen sa më parë të reformave reale dhe të besueshme për rivendosjen e standardeve të larta konkurruese dhe uljen e fiktivitetit në Arsimin e Lartë.

Këto reforma strukturore e funksionale dhe veçanërisht depolitizimi i sistemit arsimor, janë kusht dhe domosdoshmëri për rritjen e besimit dhe shpresës te të rinjtë tanë për të studiuar, qëndruar dhe ndërtuar jetën dhe karrierën e tyre në Shqipëri.

Të rinjtë e mirëarsimuar dhe të kualifikuar janë pasuria më e vyer e vendit dhe kapitali më i çmuar njerëzor. Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres dhe të ardhme të sigurt europiane.

grafiku

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.