“Shqipëria të jetë në mesataren e vendeve të BE!”- Zbardhet objektivi i qeverisë “Rama 3” për sigurinë: Policia të ketë akses në regjistrat e llogarive bankare dhe…





Në programin e qeverisë “Rama 3”, në seksionin për sigurinë, bëhet një bilanc i viteve të fundit dhe parashtrohen objektivat deri në vitin 2025.

R C

Ndër të tjera thuhet se janë shkatërruar 30 grupe të krimit të organizuar, dhe janë vendosur në pranga 103 anëtarë të këtyre grupeve.

Në 2025-ën me përfundimin e Vetingut në Policinë e Shtetit, objektivi ynë madhor është ai i një Shqipërie pa grupe kriminale, pa të fortë dhe banditë, një vend që për nga siguria, të renditet në mesataren e shteteve të BE-së”, thuhet në program.

Mes objektivave të qeverisë “Rama 3” parashtrohet beteja kundër krimit të organizuar, hetimi dhe ndjekja e aseteve dhe pasurive të paligjshme të lidhura me krimin.

Dy objektiva të tjera janë: Kontrolli i plotë i territorit veçanërisht i ndërtimeve pa leje; një ligj që zgjeron aksesin e Policisë së Shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, pasurive të paluajtshme, notereve, transaksioneve të dyshimta, si dhe në databazat e tatimeve dhe doganave.

porgram

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *