Shqipëria U19 mundet edhe në ndeshjen e dytë në Europian, goleada nga Spanja mbyll dyert e kualifikimit









Panoramasport.al/ Kombëtarja shqiptare U19 ka mbyllur me dy humbje pjesëmarrjen e saj në grupin e parë kualifikues të Europianit të kësaj grupmoshe. Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu, pasi është mundur me shifrat 3-1 ndaj Belgjikës, ka pësuar sot një humbje edhe më të thellë përballë Spanjës, me shifrat 5-0.

u19

Në një ndeshje që foli tërësisht për ekipin spanjoll, që krijoi rast pas rasti para portës që mbrohej nga portieri i Dinamos dhe Shpresave, Simon Simoni, golat erdhën që në minutat e parë. Angel, Gharbi dhe Gasiorovski çuan në 3-0 shifrat pa kaluar gjysmë ore lojë duke diktuar fatin e ndeshjes.

Pavarësisht ndryshimeve që bëri trajneri Cungu në pjesën e dytë, me aktivizimin me radhë të Tahirit, Sulejmanit, Cungut, Kotes e Cerenit, asgjë nuk ndryshoi në lojën e kuqezinjve të cilët pësuan edhe dy gola të tjerë nga Martinez e Barbera duke vulosur humbjen e thellë 5-0. Një rezultat që u jep fund shanseve për kualifikim të Shqipërisë U19 edhe si skuadër e tretë më e mirë në grupe, pasi golavarazhi 1-8 lë pak vend për diskutime.

Formacioni i Shqipërisë U19: Simoni, Fikaj, Muça (68’ Kote), Hysaj, Kurbasha, Haxhari, Azizi, Muhameti (46’ Tahiri), Toma (61’ Sulejmani), Daka (90’+1’ Cereni), Shkurti (61’ Cungu).

Golat: 8’ Angel, 18’ Gharbi, 29’ Gasiorovski, 74’ Martinez, 82’ Barbera.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *