Shqipëria zgjidhet anëtarë e përkohshme në Këshillin e Sigurisë në OKB! Reagon kryeministri Rama. Ja dokumenti që publikon






rama-okb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përzgjedhjes së Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Rama ka publikuar në Facebook dokumentin me rezultatet e votimit për Shqipërinë ku nga 190 shtete pjesëmarrëse, vendi ynë mori 175 të votave.

Numri total nevojshëm për tu përzgjedhur ishte 117 vota ose dy e treta e totalit.

“LAJM I BUKUR/ Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023” – shkruan Rama.

REAGIMI I MINISTRES OLTA XHAÇKA PAS PËRZGJEDHJES

Menjëherë pas votimeve reagoi dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila u shpreh se prioritet e vendit tonë në këtë post do jetë Kosova. Sipas saj, Shqipëria do të bëjë çmos që çështja e Kosovës të rivihet në vëmendje të KS të OKB. Xhaçka shpreh se kjo çështje avancon paqen dhe sigurinë.

REAGIMI I AMBASADORES SHQIPTARE NË OKB

Më herët për këtë zhvillim reagoi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare ku përmes një postimi në Twitter ajo shpreh gatishmërinë për bashkëpunim mes të gjithë vendeve të tjera anëtare.

SI U PËRZGJODH SHQIPËRIA?

Me 175 vota nga 190 shtete pjesëmarrëse, Shqipëria u zgjodh si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB. Për vendin tonë kjo është hera e parë e përzgjedhjes si anëtare në një ndër organet më të rëdësishme të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Shqipëria mori 175 vota. Votimi ishte i fshehtë.

okb-votime-keshilliisigurise
Dokumenti i publikuar nga kryeministri Rama

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *