“Shqiptaret dembelë/ Shehaj: Duhen t’ju rrisim rrogat jo ti zëvendësojmë me pakistanezë

Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë, Agron Shehaj reagon nga deklaratave të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit shqiptaret duhet te punojnë me paga minimale ndryshe zëvendësohen për 7 ditë me punëtorë nga Bangladeshi apo Pakistani.

167785028_818958895364816_8608964927765229745_n

Sipas tij, Rama dhe oligarkët kanë kapur ekonominë dhe ju duhen skllevër që të punojnë për ta.

Reagimi:

Shtatë ditë i duhen Edi Ramës për t’i zëvendësuar shqiptarët me indianë apo pakistanezë. Ose të pranojnë të paguhen 24 mijë lekë ose të ikin.

Në Shqipërinë e Edi Ramës nuk ka vend për njerëz të aftë dhe për njerëz me dinjitet.

Nuk ka vend për shtresën e mesme.

Rama dhe oligarkët kanë kapur ekonominë dhe ju duhen skllevër që të punojnë për ta.

Ata duan njerëz që nuk votojnë, që nuk ngrenë zërin, që nuk kërkojnë të drejta.

Deklaratat e Edi Ramës për shqiptarët si dembelë që rrinë në kafene e merren me thashetheme janë përçmuese.

Shqiptarët janë njerëz me dinjitet dhe krenari. Ata kanë të drejtë të paguhen për të mbajtur gjallë familjet e tyre.

Por Edi Rama mendon se ata duhet të pranojnë 200 euro ose ai do t’i zëvendësojë për 7 ditë me afganë dhe pakistanezë.

Shqiptarët kanë nevojë për mundësi. Ata dinë të punojnë, prodhojnë dhe ndërtojnë. Atyre i duhet një qeveri që punon për ta, një qeveri që punon për shqiptarët.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *