“Shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferr me listë borxhesh”/ Grida Duma publikon videon: Nuk është krizë energjitike por korrupsioni e shkaktuar nga qeveria








Nënkryetarja e Partisë Demokratike ka reaguar për krizën energjitike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Duma ka publikuar në rrjetin e saj social, një video nga deklarata e kreut të qeverisë ku thoshte se sëbashku do ia dalim t’i bëjmë ballë kësaj krize.

Krahas Ramës, në video shfaqen dhe disa qytetarë nga vende të ndryshme të cilët kanë rrëfyer për mediat vështirësitë e tyre ekonomike dhe borxhet që ata kanë për blerjen e ushqimeve.

Deputetja demokrate shkruan se në fakt kjo nuk është një krizë energjitike por krizë e korrupsionit e shkaktuar nga qeveria.

Postimi i Grida Dumës:

Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale. Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre. Kjo është e vërteta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *