“Shqiptarët po presin kush është i radhës që do të bie nga grupi”- Tabaku për çështjen e inceneratorëve: Do marrë 430 milionë euro të indeksuara, ndërsa qytetari as 400 lekë









tabaku-6

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një reagim në rrjetet sociale ka denoncuar paketën sociale të qeverisë për familjet në nevojë si paketa “që mbron oligarkët dhe harron qytetarët”.

Duke folur për zhvillimet e fundit të SPAK për çështjen e inceneratorëve, Tabaku thotë se shqiptarët “po presin kush është i radhës që do të bie nga grupi!”.

REAGIMI I PLOTE

Paketa për Oligarkët për t’i mbrojtur nga kriza dhe Inceneratorët!

Fantazma e inceneratorëve po përndjek mazhorancën, fantazma e një vjedhje të shekullit!

E ashtuquajtura Paketë Sociale vazhdon mbron oligarkët dhe harron qytetarët.

Inceneratori do të indeksohet njësoj pensionisti, pra inceneratori do marrë 430 mln euro të indeksuara ndërsa qytetari as 400 lekë.

E vërteta e hidhur e një qeverie që nuk ka menduar kurrë për qytetarët por sit ë justifikohet që u merr më shumë taksa për t’ua dhënë atyre me të cilët ndan lekët!

Të nderuar qytetarë,

Janë 3 inceneratorë, 1 grup i strukturuar kriminal dhe 430 mln euro nga taksat e tuaja. Koha që SPAK të veprojë! Shqiptarët po presin kush është i radhës që do të bie nga grupi!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *